Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i KB Drita NULL NULL 02.02.2026 11:42 02.02.2026 11:42 Është ndarë nga jeta Fazli Fazliu, ish – drejtuesi i KB Drita në kohën e saj të artë, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ngushëllime për vdekjen e Fazliut ka shprehur kreu i FBK-së, Arben Fetahu, i cili tha se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë, transmeton Klankosova.tv. “Fazliun do ta kujtojmë gjithmonë si punëtor të jashtëzakonshëm e shembull për të gjithë. Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fazliu dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./Klankosova.tv