U lëndua duke prerë lisin, vdes një burrë në Rahovec NULL NULL 02.02.2026 08:42 02.02.2026 08:42 Foto ilustruese Një person ka humbur tragjikisht jetën dje pasdite në Rahovec. Në raportin policor thuhet se viktima është lënduar aksidentalisht duke prerë një lis, dhe i njëjti është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë policia. /Klankosova.tv