Bora dhe ngricat, policia apelon për kujdes në trafik NULL NULL 01.02.2026 21:18 01.02.2026 21:18 Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve atmosferike, rrugëve me ngrica dhe dukshmërisë së zvogëluar, kushtet e qarkullimit janë të vështirësuara në shumë segmente rrugore. Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, policia ka apelur që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës. “Mbani distancë të sigurt nga mjeti përpara. Përdorni dritat në kushte të dukshmërisë së reduktuar. Shmangni manovrat e rrezikshme (parakalime të panevojshme, frenime të papritura). Sigurohuni që automjeti të jetë i pajisur dhe teknikisht i rregullt për kushte dimërore”. “Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në terren për monitorim dhe menaxhim të trafikut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për siguri të përbashkët. Udhëtoni me kujdes. Siguria juaj është prioriteti ynë”, ka thënë policia./Klankosova.tv