Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentim vrasja te “Kodra e Trimave”, një i arrestuar (VIDEO)

NULL NULL
01.02.2026 08:56

Policia ka bërë të ditur se nga tentim-vrasja dje në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku mbetën të lënduar tre persona, një person është dërguar në mbajtje.

Në raportin 24-orësh, Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja, një fishek dhe një predhë.

Sipas Policisë, në incident ishin të përfshirë katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, transmeton Klankosova.tv

Më pas, njëri nga të dyshuarit ka goditur me veturë një të dyshuar tjetër dhe dy persona të tjerë, dëshmitarët meshkuj kosovar.

Të lënduarit, një i dyshuar dhe dy dëshmitarë, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është hospitalizuar, ndërsa dëshmitarët, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar.

I arrestuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Klankosova.tv ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes:

Vetura godet disa persona në Prishtinë pas incidentit me armë / KUJDES – PAMJE TË RËNDA

Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona

lajme të ngjashme