Lajmi i fundit: Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga NULL NULL 30.01.2026 18:18 30.01.2026 18:18 Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë i muajit në La Liga. Në një ligë ku luajnë dy ndër klubet më të mëdha në botë, me emra si Kylian Mbappe e Robert Lewandowski përpara, prizrenasi arrin edhe një sukses të hatashëm. Dardani ka realizuar pesë gola në katër takimet e fundit, përfshirë në hat-trick ndaj Atheltic Bilbaos. Përndryshe, ai është i dyti në listën e top golashënuesve në La Liga me 14 gola, vetëm pas Kylian Mbappe-së që i ka 21.