Dy të ndaluar nën dyshimin për “vjedhje votash” në Prizren NULL NULL 29.01.2026 14:17 29.01.2026 14:17 Dy persona janë ndaluar për 48-orë nën dyshimin për manipulim votash në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetares së Klan Kosovës, Endrita Bajrami. E njëjta e cila ndodhet në terren, paraprakisht tha se rreth 30 persona të dyshuar për manipulim të votave në Prizren, janë duke u intervistuar nga organet e drejtësisë. Sipas këtyre burimeve, të gjithë këta persona kanë shkuar vetë për intervistim, pa pasur nevojë për ndërhyrje të Policisë. Po ashtu, zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Prizren është ndaluar për 48 orë pas aksionit të Prokurorisë Themelore. /Klankosova.tv Ekskluzive: Rreth 30 “manipulues të votave” po intervistohen në Prizren