Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Facebook sjell “On This Day”

NULL NULL
02.04.2015 09:55
Veçoria më e re e Facebook quhet “On This Day”. Ajo u jep mundësi përdoruesve të kujtojnë momentet më të rëndësishme të shpërndara në rrjetin social.

Veçoria më e re e Facebook quhet “On This Day”. Ajo u jep mundësi përdoruesve të kujtojnë momentet më të rëndësishme të shpërndara në rrjetin social.

Kompania ka vite që po e teston këtë veçori, por vetëm tani vendosi që ta bëjë zyrtare, pasi mori edhe opinione pozitive për të.

Veçoria “On This Day” do të shfaqë përmbajtjet që ju keni postuar ose ato që jeni etiketuar nga miqtë. Ju mund të zgjidhni nëse doni të shikoni vetë faqen tuaj “On This Day”, ose ta shpërnani atë në rrjetin social për ta parë edhe miqtë e tjerë. Veçoria shfaq statuse të ndryshme, foto, postime nga miqtë tuaj (ku jeni etiketuar), vite më parë. Për të kujtuar edhe njëherë momentet e juaja më të rëndësishme, mund të klikoni tek facebook.com/onthisday.

Sapo të klikoni tek kjo faqe, ju mund të shihni momentet e juaja më të rëndësishme, si dhe mund të fshini ose modifikoni postimet e vjetra. Veçoria do të vijë së shpejti për përdoruesit në të gjithë botën, si në ueb ashtu edhe në pajisjet mobile.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.