Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita mposht Prishtinën dhe fiton Superkupën e Kosovës

NULL NULL
25.01.2026 14:36

Drita ka arritur të fitojë 2–1 ndaj Prishtinës në Superkupën e Kosovës në ndeshjen që u zhvillua në Antalja të Turqisë.

Ishte goli i Leotrim Kryeziut në minutën e 8-të që kaloi në epërsi skuadrën e Prishtinës. Besnik Krasniqi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 39-të për të kthyer ekuilibrin në rezultat.

Për kryeqytetasit gjërat u komplikuan kur në fundin e pjesës së parë mbeten me 10 lojtarë pas përjashtimit të Harun Kariq.

Golin e fitores për skuadrën e Dritës e shënoi Kristal Abazaj në minutën e 50-të./Klankosova.tv

lajme të ngjashme