Dyshimet për manipulim votash, Policia konfirmon operacionin në Prizren NULL NULL 23.01.2026 10:01 23.01.2026 10:01 Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. “Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti. Më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë cak i këtij aksioni hetimor. Mbi 100 persona cak i Krimeve Ekonomike në Prizren për dallaveret me vota