Keni parasysh këto rekomandime për flokët! NULL NULL 07.04.2016 10:50 07.04.2016 10:50 Para se të lyeni flokët kini parasysh këto këshilla: Mos e tejkaloni Sado të përpiqeni për të ndryshuar look, mos i lyeni flokët në një periudhë kohe më pak se 4 javë, sepse thjesht do i dëmtoni. Përdorni më pak ngjyrat e hapura Nëse përdorni ngjyra më të hapura për flokët, do të dëmtohen më shumë majat dhe do t’iu duhet të përdorni shumë maska për rregullimin e tyre. Mbajini flokët në gjendje të mirë Kujdesuni vazhdimisht që të keni flokë të shëndetshëm. Kini parasysh ngjyrën që flokët tuaj mund të mbajnë Mos u përpiqni të lyeni flokët me një ngjyrë që nuk ju shkon apo që flokët tuaj nuk e mbajnë, provoni një ngjyrë që përshtatet me lëkurën tuaj. Mendoni dy herë para se të përdorni dekolorues Është një nga pasojat më të rënda që mund t’i shkaktoni flokëve Lërini flokët të rriten Përpara se të ndryshoni ngjyrat, jepuni flokëve mundësinë që të rriten. Këshillohet që të dalë njëherë ngjyra e parë dhe pastaj të përdoret një bojë tjetër.