Arianit Sllamniku po intervistohet nga policia NULL NULL 20.01.2026 09:55 20.01.2026 09:55 Konspiracionisti Arianit Sllamniku, është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në lidhje me raportimin e mbrëmshëm të emisionit KIKS Kosova. Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv. “Është duke u intervistuar. Të shohim se çka do të vendos prokurori më pas”, tha ky burim për Klankosova.tv. Raportimet e KIKS Kosova, ngjallën reagime të shumta, pasi që Arianit Sllamniku, pretendon se ‘shëron’ autizmin tek fëmijet. Sllamniku ndonëse nuk është mjek, thotë se e ka ilaçin për këtë, por dyshohet se fëmijëve iu jepte barëra që janë për kafshët. Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata. ‘Me 4 mijë euro shëron autizmin’, policia aktivizohet për rastin e Arianit Sllamnikut