Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I dyshuari për vrasjen e Haklajt, truprojë e Nanos dhe Mulletit

NULL NULL
06.04.2016 14:57
Ish kryeministri Fatos Nano, duke folur per gazetaret gjate homazheve te mbajtura ne hotel Sheraton, per nder te drejtorit te bankes Credins, Artan Santo, 58 vjec, i cili humbi jeten pas nje atentati prane ish bllokut, nga dy persona te paidentifikuar.

Anton Gjergji është një nga emrat e shumëpërfolur në botën mediatike shqiptare.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, e ka lidhur shpesh emrin e tij me vrasjet në Tropojë, sidomos me atentatin ndaj Fatmir Haklajt.

Por tani Hoxha thotë se Anton Gjergji ka qenë jo vetëm truprojë e Fatos Nanos, por edhe e Ismail Mulletit, personit që i ka dalë emri në Dokumentet e Panamasë.

“Shkaku tjetër është ish-pjesëtari i forcave speciale, që përmenda, Anton Gjergji ka qenë për pak kohë dhe truprojë i kryeministrit Fatos Nano pastaj më vonë ka qenë i implikuar në atentatet me mina dhe vrasjet e Fatmir Haklajt në 4 gusht ’99 dhe 4 nëntor ’99. Është vrarë pas atentatit të Fatmir Haklajt, në Tiranë me një atentat po ashtu të pazbardhur dhe pa autor dhe kjo ngjarje, por që ka lidhje me serialin e ngjarjeve në Tropojë.

Dhe Anton Gjergji ka qenë personazh, kushdo që kujton në atë kohë lokalet tek parku Rinia, ‘Admirali’ ka qenë lokali në krah të Hotel Dajtit, pra ajo kazinoja e famshme. Dhe në punë ishte një djalë i gjatë, trupmadh që binte në sy, ishte gjithmonë aty. Në qoftë se nuk ishte duke lëvizur me biznesmenin, e gjeje aty gjithë kohës. Ka pasur edhe një rrjet të gjerë shoqëror në Tiranë dhe është i njohur, por përfshirja në serialin e vrasjeve në Tropojë përfundoi me atentatin”./ lapsi.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.