Roma mposht skuadrën e Aro Muriqit NULL NULL 10.01.2026 21:02 10.01.2026 21:02 Roma ka arritur fitore 2-0 ndaj Sassuolos në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A. Gjallorosët shënuan dy herë brenda tre minutave në pjësën e dytë, për të arritur deri te tre pikët. Manu Kone dhe Matias Soule arritën të shënonin në portën e kosovarit, Aro Muriq që luajti tërë ndeshjen me skuadrën e Sassuolos, në të cilën u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të. Roma arriti fitoren e dytë me radhë dhe të tretën në katër ndeshjet e fundit në Serie A, duke shkuar në koutën e 39 pikëve, në vendin e 3-të. Derisa Sassuolo pësoi humbjen e dytë me radhë, duke mbetur pa fitore më gjashtë ndeshjet e fundit në kampionatin italian, me 23 pikë gjithsej në vendin e 11-të.