Puthja, testi më praktik për një partner të mundshëm NULL NULL 06.04.2016 11:15 06.04.2016 11:15 Misteri që rrethon puthjen po zbulohet nga shkencëtarët të cilët besojnë se puthja është testi më praktik i vlerësimit të partnerit të ardhshëm. Cili është në të vërtetë qëllimi i puthjes? Njerëzit janë tepër seriozë kur vjen puna për këtë bashkim buzësh. Një studim i ri në Universitetin e Oksfordit këshillon se procesi i puthjes mund të jetë diçka më shumë nga sa duket. Sipas tyre puthjet janë një provë çiftëzimi, një test shijesh që partnerët e ardhshëm bëjnë me njëri-tjetrin. Kjo shpjegon edhe faktin se përse femrat dhe meshkujt që e quajnë veten simpatikë pëlqejnë të puthen më shumë se njerëzit e tjerë. Puthja, që praktikohet pothuajse në të gjithë shoqëritë njerëzore në forma të ndryshme, është akoma një mister për ata që studiojnë sjelljet e çiftëzimit. Edhe shimpanzetë puthen, por jo me të njëjtin intensitet para dhe pas procesit siç ndodh tek homosapiensët. Ekzistojnë tri teori se përse ne, ndryshe nga çdo specie tjetër, na pëlqejnë puthjet: ngjallin emocione, konsolidojnë marrëdhënie dhe është një provë e shkurtër për një partner të mundshëm. Dy kërkues nga departamenti i psikologjisë eksperimentale në Oksford, Rafael Uoldarski dhe Robin Dunbar, kanë siguruar prova për shpjegimet e mëvonshme të hulumtimeve të tyre më të fundit. Ata organizuan një studim online dhe pyetën rreth 900 të rritur sesa të rëndësishme ishin puthjet për ta në marrëdhëniet afatgjata ose afatshkurtra. Në përgjithësi, femrat i vlerësonin puthjet më shumë sesa meshkujt, por burrat që e vlerësonin veten si më tërheqës se të tjerët ose që kishin shumë të dashura, i quanin puthjet si thelbësore. Kjo ka kuptim sipas shkencëtarëve, meqë si femrat ashtu edhe djemtë e pashëm priren të jenë më përzgjedhës kur vjen puna për t’u çiftëzuar. Për femrat lindja dhe rritja e fëmijëve është një investim i madh në jetën dhe shëndetin e tyre, kështu që ato kërkojnë të zgjedhin partnerin e duhur./ Gazeta-shqip