Ndërpritet ndeshja Bashkimi-Peja, Dardan Berisha lëndohet pas hedhjes së gjësendeve nga shikuesit NULL NULL 08.01.2026 19:39 08.01.2026 19:39 Ndërpritet ndeshja Bashkimi-Peja, Dardan Berisha lëndohet pas hedhjes së gjësendeve nga shikuesit Ndeshja çerekfinale e Kupës së Kosovës mes KB Bashkimit dhe Go+Peja, është ndërprerë. Arsyet që çuan deri te ndërprerja janë hedhjet e gjësendeve nga shikuesit në sallë. Si pasojë, basketbollisti pejan, Dardan Berisha, ka pësuar lëndime dhe është parë i gjakosur. Për rastin ka reaguar edhe vetë klubi pejan, duke thënë se Berishës i është çarë koka. “Basketbollistit tonë Dardan Berisha i është qarë koka nga goditjet dhe hedhjet e publikut në Prizren. Skuadra jonë largohet në drejtim të zhveshtoreve”, ka shkruar në njoftimin e KB Go+Peja. /Klankosova.tv