Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë, arrestohet 51-vjeçari i dënuar për shitblerje të drogës

NULL NULL
07.01.2026 14:12
Foto ilustruese

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë këtë të mërkurë në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar,S.B., ishte i dënuar me 2 vjet dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar”, thuhet në njoftim.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

lajme të ngjashme