Zjarr në një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona NULL NULL 05.01.2026 23:30 05.01.2026 23:30 Dy persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren. Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit. Bytyqi deklaroi se zjarri kishte përfshirë katin e parë të shtëpisë. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Po ashtu, në vendngjarje kanë dalë njësiti i KEDS-it si dhe njësiti i urgjencës mjekësore, të cilët u kanë ofruar ndihmë mjekësore dy viktimave, të cilat janë asfiksuar nga tymi. Sipas ekipit mjekësor, gjendja shëndetësore e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai për Klankosova.tv Ai theksoi se bazuar në deklaratën e viktimës, dëmi material i shkaktuar nga zjarri ende nuk është i vlerësuar. “Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu hetuesi kujdestar dhe njësiti i forenzikës. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit iniciohet rasti. Rasti mbetet nën hetime”, theksoi zëdhënësi rajonal i Policisë së Prizrenit./ Klankosova.tv.