Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reshjet e mëdha të borës në Bosnje, vdes një grua

NULL NULL
05.01.2026 18:11

Bosnja dhe Hercegovina po përballet me reshje të mëdha të borës.

Vetëm gjatë 24 orëve ranë mbi 50 centimetra reshje mbi territorin e BeH, duke mbyllur rrugët dhe duke shkaktuar kaos në disa pjesë të vendit, shkruan AP transmeton Klankosova.tv

Në Sarajevë raportohet se një grua ka vdekur sot herët, pasi një pemë u rrëzua mbi të për shkak të peshës së borës së mbledhur.

Shërbimet e pastrimit të rrugëve në qytet kanë pastruar rrugët kryesore, por disa linja tramvaji dhe autobusi kanë ndërprerë funksionimin.

Pavarësisht motit, banorët thanë se mendonin se autoritetet e kishin situatën nën kontroll.

“Mund të arrini në spitale, mund të arrini në të gjitha institucionet kryesore, kështu që mendoj se është në rregull”, ka thënë një banor.

Disa fluturime nga aeroporti i Sarajevës janë anuluar të dielën dhe të hënën.

Parashikohet më shumë dëborë këtë javë dhe temperaturat pritet të bien në minus 10 gradë celsius.

lajme të ngjashme