Salah “s’e lë” Chiesan të kthehet në Itali NULL NULL 03.01.2026 13:08 03.01.2026 13:08 Federico Chiesa po thuhet se po e ëndërron një rikthim në Itali. Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë në janar. Për Chiesan, interesim kanë shfaqur klube të Serie A, si Juventus, Roma dhe Napoli, por fati i ish-anësorit të Juventusit ende duket i lidhur ngushtë me Liverpoolin. Shkuarja e Mohamed Salah në Egjipt për Kupën e Kombeve të Afrikës, duket se ka ndryshuar matematikat e Arne Slot. Burime pranë lojtarit, shpjegon Matteo Moretto, thonë se klubi anglez nuk e ka ndërmend ta lërë Chiesan të largohet në janar. Edhe pse italiani nuk është zgjedhja e parë e Slot, prania e tij në skuadër tani konsiderohet thelbësore. /Klankosova.tv