Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për funeralin e Akademik Nexhat Dacit NULL NULL 02.01.2026 15:56 02.01.2026 15:56 Foto nga Klan Kosova Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilin ka marr vetëm një vendim. Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje u ndanë 10 mijë euro me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Akademik Nexhat Dacin, transmeton Klankosova.tv. “Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftim. Ish-kryetari i Kuvendit u varros sot me nderime të larta shtetërore në Prishtinë.