Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Formula Modriq” – Milan synon Ter Stegen

NULL NULL
31.12.2025 19:18

Sipas mediave italiane, Milan po shqyrton mundësinë e transferimit të Marc-André Ter Stegen, duke synuar të përsërisë suksesin e formulës së përdorur me Luka Modriq.

Portieri gjerman po kalon një periudhë të pasigurt te Barcelona, ndërsa klubi katalanas kërkon të ulë shpenzimet.

Në Milano, Ter Stegen shihet si zëvendësues ideal në rast largimi të Mike Maignan, falë përvojës dhe lidershipit të tij. Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2028, negociatat mbeten të hapura dhe Milani po monitoron nga afër situatën.

lajme të ngjashme