VV e PDK zyrtarizojnë koalicionin në Podujevë një ditë pas zgjedhjeve NULL NULL 29.12.2025 16:34 29.12.2025 16:34 Isak Shabani dhe Shpejtim Bulliqi Isak Shabani, ish-kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të kësaj komune. Në këtë post ai u zgjodh me 21 vota për, transmeton Klankosova.tv. Këtë e bëri të ditur Shpejtim Bulliqi, kryetari i Podujevës, teksa tha se me Shabanin shtrin dorën e bashkëpunimit. “E uroj për detyrën e re z.Shabanin dhe i shtrij dorën e bashkëpunimit, me bindjen se përmes punës së përbashkët do t’i shërbejmë më së miri qytetarëve të Podujevës”, ka shkruar ai.