“Rryma u shtrenjtua përtej çdo limiti – investitorë milionësh po largohen nga Kosova” (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 26.12.2025 19:54 nga Florentina Hoti 26.12.2025 19:54 Investimet e përkrahja nga shteti ishin të mirëseardhura por me sy nuk i panë kurrë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se bashkëpunimi mes sektorit privat e institucioneve të kësaj qeverie ka qenë nën cdo nivel. Sipas Shahinit, komunikimi mes tyre e institucioneve u bë vetëm nëpërmjet mediave. Sipas Shahinit, Qeveria Kurti 2 hargjoi rreth 400 milion euro duke shpërndarë nga 100 euro për studentët e përfituesit e skemave sociale, kryesisht para zgjedhjeve. Me ato miliona euro, Shahini për KIKS Kosovën thas se do mund të hapeshin fabrika e të punësoheshin njerëz, në mënyrë që të mos iknin nga Kosova. Kryesuesi i Aleancës së Bizneseve në vend tha se problem i madh për ta ka qenë shtrenjtimi i energjisë elektrike. Sipas Shahinit, një problem i tillë ka larguar nga Kosova investime milionëshe. Për KIKS Kosovën, ai tha se bizneset dhe investitorët duan politikë zhvillimore në vend mirëpo qeveria është e fokusuar nga politka sociale.