Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona

NULL NULL
25.12.2025 11:09

Marc-André ter Stegen po shqyrton seriozisht largimin nga Barcelona gjatë merkatos së janarit.

Arsyeja kryesore nuk lidhet vetëm me konkurrencën nga Joan Garcia, por me objektivin e madh të portierit gjerman, të jetë pjesë e Gjermanisë në Kupën e Botës.

Mungesa e vazhdimësisë dhe problemet fizike kanë ulur rolin e tij te Barça dhe klubi katalanas nuk do që ai të largohet por është i hapur për një zgjidhje nëse lojtari kërkon më shumë minuta.

Sipas mediave spanjolle, për portierin gjerman janë të interesuara disa skuadra.

lajme të ngjashme