Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dënohet “Grupi Drenica”, Selimi dhe Lushtaku 26 vjet burg (VIDEO)

NULL NULL
27.05.2015 20:05

Sot u dha verdikti i gjykatës për “Grupin Drenica”. 

Trupit Gjykues nuk solli lajme të mira për ish-udhëheqësit e UÇK-së, Sylejman Selimin dhe Sami Lushtakun.

Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, u dënua me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”.

Por, më së rëndi e pësoi Sylejman Selimi, njofton Klan Kosova.

Duke qenë pjesë e proceseve “Drenica 1” dhe “Drenica 2”, ai mori gjithsejt 14 vjet burgim për të dyja rastet. U gjet fajtor për torturimin e dëshmitarit “A”, në Likovc.

Jahir Demaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Ismet Haxha e Avni Zabeli u liruan nga akuzat në rastin “Drenica 1”.

Por, nga dënimet nuk shpëtoi asnjë nga pjesëtarët e rastit “Drenica 2”.

Ndaj të gjithë të dënuarve me mbi 5 vjet burgim, gjykata urdhëroi paraburgimin e menjëhershëm. Për ta bërë këtë, në oborrin e Gjykatës u shfaqën shumë forca policore.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.