Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Goditi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, policia kap të dyshuarin

NULL NULL
24.12.2025 21:48
Foto ilustruese - Arrestim

Policia në Prishtinë, këtë të mërkurë ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Bazuar në informacionet zyrtare, aksidenti kishte ndodhur të martën, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor, transmeton Klankosova.tv.

Pas identifikimit të të dyshuarit, i njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

lajme të ngjashme