E rëndë: Nxënësi e qëllon me armë zjarri drejtorin e shkollës, kjo është arsyeja (VIDEO) NULL NULL 23.12.2025 07:41 23.12.2025 07:41 Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Turqi. Sipas mediave atje, një nxënës i mitur e ka qëlluar me armë zjarri drejtorin e shkollës. Ky i fundit u shtrua në spital në gjendje të rëndë, derisa rasti ka shkaktuar panik edhe tek nxënësit e tjerë dhe mësuesit, transmeton Klankosova.tv. Gjithçka thuhet se nisi kur drejtori i bëri vërejtje nxënësit javën e kaluar, kur ai po shkonte në shkollë me biçikletë elektrike. Nxënësi u arrestua nga policia e po ashtu edhe babai i tij është gjithashtu në paraburgim.