Dy policë të lënduar gjatë ndërhyrjes në një rast demolimi në Drenas NULL NULL 17.12.2025 08:39 17.12.2025 08:39 Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime pasi kishin hasur në një person i cili po demolonte dhe po thyente dritaret e një shtëpie në Drenas. I dyshuari i ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes së tyre. Sipas raportit policor, zyrtarët e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor. “Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nga njësiti policor ishte hasur duke demoluar dhe thyer dritaret e shtëpisë, po ashtu i njëjti i ka sulmuar dy zyrtarë policor. Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor”, thotë policia. Gjithashtu ndihmë mjekësore ka pranuar edhe i dyshuari i cili pas intervistimit lidhur me veprën penale me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv