Aksident mes dy veturave në Leposaviq, lëndohen pesë persona – njëri nga ta në gjendje të rëndë NULL NULL 09.12.2025 19:39 09.12.2025 19:39 Një aksident me pesë të lënduar ka ndodhur në hyrje të Leposaviqit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi. Ai njoftoi se një nga personat e lënduar është në gjendje kritike dhe gjendet ne repartin intensiv. Derisa njoftoi se nga veturat e aksidentuara, njëra ishte me targa të Kosovës tjetra me targa të Serbisë. “Sot rreth orës 16:30 një aksident ka ndodhur në hyrje të Leposaviqit, të përfshira dy automjete, nga i cili kanë pësuar lëndime 5 persona, katër prej tyre kanë lëndime të lehta, ndërkaq njëri është në gjendje kritike dhe është në repartin intensiv”, njoftoi Baliqi për Klankosova.tv