Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jashari dhe klubi i tij të parët në Ukrainë, kosovari shënon gol

NULL NULL
06.12.2025 16:57

LNZ Cherkasy ka dalë në krye të tabelës në kampionatin elitar të Ukrainës.

Futbollisti kosovar Muharrem Jashari që luan te ky klub, kontribuoi në fitoren e fundit 3-0 ndaj Obolonit.

Jashari realizoi golin e tretë për vendësit që vulosën triumfin përmes tij.

Sidoqoftë, garë e ngushtë për titull po zhvillohet atje pasi Cherkasy ka pikë të njëjta me gjigantin, Shakhtarin, nga 32 secila.

lajme të ngjashme