Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BBVK LIVE | Momentet më pikante nga darka e të nominuarve, lot, akuza dhe përballje të forta (VIDEO)

NULL NULL
05.12.2025 21:42

00:29 – Momentet më pikante nga darka e të nominuarve, lot, akuza dhe përballje të forta (VIDEO)

Mes lotësh, emocioneve banorët që janë në nominim në darkën e të nominuarve rrëfyen detaje nga jeta e tyre personale.

Hygerta tha se ajo që e bëri të flas në këtë darkë ishte pyetja që iu bë, duke shtuar se ngjyra ishte për diçka për të cilën ajo ishte bullizuar.

Në darkë, ndër tjerash, Hygerta kishte zbuluar se edhe vajza e saj kishte vuajtur nga bullizmi, dhe për këtë arsye edhe ia kishte ndërruar vajzës shkollën.

Hygerta bëri thirrje që fëmijët të flasin me prindërit e tyre për çdo gjë.

E një histori që kishte të bënte me ngjyrën e lëkurës e rrëfeu edhe Labi.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:


00:17 – “Më influencoi për të keq”, Benita ia thotë në sy Albës (VIDEO)

Benita i ka thënë në sy Albës se e ka influencuar për të keq.

Ajo tha se nuk ka qenë vetvetja sa ishte duke u shoqëruar me Albën, duke shtuar se nuk ka asgjë të keqe kundër saj, por reflektoi për të mirë.

“Unë s’jam kanë vetvetja. E kam marrë një influencë të keqe prej Albës, prej idejave, lojave. Nuk kam sen kundër teje, nuk e di çka ka ndodhur por dola prej vetës sa kam ndejt me ty. Jam largu prej teje kam refektu për të mirë, nuk e di”, tha Benita.

Alba ndërkohë e pyeti Benitën se si kishte mundur ta infuelnconte për 3 ditë.

Pamjet:


00.11 – ‘Përplasje e madhe’ – Benita dhe Alba distancohen nga njëra – tjetra (VIDEO)

Në këtë Prime të sontëm u diskutua edhe distancimi i Benitës me Albën.

Në një moment Benita kishte thënë se Albën nuk po e kanë në qejf as banorët e tjerë dhe se është larguar e para nga ajo.

“Unë jam kanë e para që jam largu dhe po besoj që është kanë shoqni fake”, ka thënë Benita, duke shtuar se shoqe për dy ditë nuk mundet me bë.

Alba tha se kishte parë një tërheqje që prej kur dolën si bullizuese, derisa shtoi se nuk e ka influencuar kurrë Benitën.

Në video shihen edhe komentet nga banorët, si Sasa që tha se “Benita ka marrë vendimin e duhur”.

Krejt në fund, Benita kishte thënë se e ndjen që do të ketë një përplasje të madhe me Albën.

Videoja për më shumë:


23:53 – E tha për Edin? – Dolce: Mendjen e kam diku tjetër, jo këtu në Grande Fratello!

Dolce është pyetur nëse ka interesim për ndonjërin nga banorët meshkuj të Grande Fratellos.

Ajo ishte e drejtpërdrejtë në përgjigjen e saj, duke thënë “jo”.

“Mendjen time e kam diku tjetër, dhe nuk është këtu”, u përgjigj Dolce.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:


23:50 – Dolce lajmërohet nga Grande Fratello: Më sulmuan, por.. (VIDEO)

Dolce është lajmëruar nga Grande Fratello direkt në BBVK4.

Ajo tha se mendoi se do të ishte e sikletshme, por e kishin pritur mirë, megjithëse kishte patur debate të “vogla”.

“Po ku jeni juve, si jeni? Si ju kam njëherë, juve, se unë mirë dukem”, tha Dolce.

Dolce bëri të ditur se u bezdis se mori shumë pyetje.


23:45 – Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande Amore (VIDEO)

Edi tashmë e ka kuptuar që Dolce ndodhet në Grande Fratello, versionin italian të Big Brother.

Ai tha se Dolce e ka Grande Fratellon në Itali, por Grande Amoren (dashurinë e madhe) në Kosovë.

Duket se distanca e ka lidhur edhe më fortë për të.


23:10 – Bia Khalifa – Labit: Ti s’je burrë, por burrito (VIDEO)

Në debatet me Labin është përfshirë edhe Bia, e cila i tha se është një mashtrues ordiner.

“I kam thënë ishalla një ditë na pranon Rumania Pavarësinë ne Kosovës”, tha Labi që i ka thënë Bias.

Derisa kjo e fundit iu përgjigj, duke i thënë “ti nuk je burrë, por burrito”.

“Mashtrues ordiner, mos manipulo. Ti nuk je burrë, ti je burrito”, tha Bia.


22:41 – Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi (VIDEO)

Në Prime u ngjall debat midis Labit dhe Londrimit rreth veshjeve të këtij të fundit.

Përderisa Labi tha se feja e tij nuk e lejon të vishet si Londrimi, ky i fundit e akuzoi për homofob.

Për më tepër, ndiqeni videon më poshtë:


22:38 – Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik (VIDEO)

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin si dhe moderatorët, Alaudinin dhe Jonidën.

“Një përshëndetje nga salla 1 Tetori për juve dhe për Klodin, urime dhe suksese”, tha Skenderaj.

Ndiqeni videon për më shumë:


22:27 – Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve (VIDEO)

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother Vip Kosova, duke ndjekur koncertin e Alban Skenderajt në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, mes mijëra shikuesve të entuziazmuar.

Për Klodin, ky koncert ishte një mundësi unike për t’u ndjerë pjesë e atmosferës elektrizuese, ndërsa Alban Skenderaj po performon hitet e tij më të njohura për publikun.


22:15 – Momenti kur Klodi del nga shtëpia, për të ndjekur koncertin e Alban Skenderajt (VIDEO)

Klodi i ka dhënë një përqafim të ngrohtë Londrimit pak para se të dilte nga shtëpia e BBVK për t’u nisur në koncertin e këngëtarit, Alban Skenderaj.

Ai do ta ndjek LIVE koncertin e Alban Skenderajt që po zhvillohet LIVE në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Ishte Londrimi ai që e çoi Klodin në koncertin e Alban Skenderajt me mision nga Vëllai i Madh.

Pamjet për më shumë:


21:46 – Çfarë i bëri bashkë dikur Edin dhe Benitën? 

Edi dhe Benita kanë folur për fotografitë e tyre që kanë qarkulluar në rrjet.

Benita tha se nuk ka pasur kurrë lidhje me Edin, por kanë qenë në të njëjtin label.

“Kemi qenë në një label bashkë, na ka lidhë marrëdhënia e punës. Kemi edhe foto bashkë, për këtë sen mundet me vërtetu edhe Edi që lidhje nuk kena pasë kurrë”, tha Benita.

Edi tha se në vitin 2017/18 kishte hyrë në tripa të muzikës, që i quajti si të “kaprrollave”.

Detaje nga videoja në vijim:


21:42 – Toney e konfirmon se i kishte falsifikuar dokumente Labit në Zvicër

Toney ka konfirmuar se ka falsifikuar dokumentet për të marrë kredi në Zvicër.

Ai tha se falsifikimin para pesë vitesh e ka bërë për ndihmë.

“Nuk vi unë me informacion, di shumë sene për Labin por nuk do të thotë që i qes nëse nuk ka kontekst. Rren ekstremist shumë. Iu drejtova sinqerisht i thashë Lab “të kam ndihmu unë vet me t’i falsifiku”, dokumentat t’i kam dhënë unë”, tha Toney.

Ndërkohë, Labi u përgjigj: “Unë jetoj në banesën ku jam tani e 17 vjet”.


Prime i sotëm ka rezervuar spektakël të paparë

Banorët e shtëpisë më të madhe e më të famshme shqiptare, Big Brother VIP Kosova 4, sonte do të përballen me shumë befasi.

Produksioni ka rezervuar shumë ngjarje që për banorët do të jenë sa të këndshme, aq edhe befasuese.

Për krejt këto zhvillime, e keni vetëm një adresë: Klan Kosova.

lajme të ngjashme