Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët britanik qëndrojnë jashtë më pak se të burgosurit

NULL NULL
01.04.2016 09:10

Sipas një sondazhi tre të katërtat e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar shpenzojnë më shumë kohë brenda se të burgosurit. Sipas këtij hulumtimi një e pesta e fëmijëve nuk kanë kryer aktivitet fizik kurrë në oborr.

Ekspertët tregojnë se loja aktive është esenciale për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, mirëpo teknologjia ka bërë që fëmijët britanik të qëndrojnë vetëm brenda, transmeton Klan Kosova.

Shumica e prindërve kanë thënë se fëmijët e tyre nuk i kanë mundësitë sikurse i kishin ata në fëmijërinë e tyre për të qëndruar jashtë.

Ky hulumtim e mbështet shumë punën e një hulumtimi paraprak ë qeverisë në muajin shkurt, që tregonte se një në nëntë fëmijë ka një vit që nuk ka shkuar në park, plazh ose në ndonjë aktivitet tjetër në natyre.

“E vërteta është se ne jemi duke i mbyllur fëmijët tanë. Jemi duke ia mbytur aftësinë e tyre për të qenë të lirë, të bëjnë më të mirën si fëmijë dhe si duket kjo po ndikon shumë”, është shprehur Mark Sears nga The Wild Network.

Ai gjithashtu ka thënë se kjo gjë po e ndihmon obozitetin dhe mirëqenien mendore pasi që të gjitha këto janë të lidhura me aktivitetin fizik.

lajme të ngjashme