Qëllohen me armë zjarri dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington NULL NULL 26.11.2025 21:56 26.11.2025 21:56 Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri në Uashington të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë, duke e vënë ndërtesën në izolim. Ky zhvillim erdhi gjersa presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Florida. Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha në një postim në rrjetet sociale se dy anëtarë të Gardës ishin qëlluar dhe se departamenti i saj po punon me policinë lokale për të mbledhur më shumë detaje. Policia në Uashington tha se një i dyshuar ndodhet në paraburgim pas të shtënave një bllok larg Shtëpisë së Bardhë dhe se zona ishte e siguruar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.