Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theret me thikë një i mitur në Durrës, arrestohet në flagrancë 14-vjeçari

NULL NULL
26.11.2025 08:44
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.
Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë.

Një 14-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi theri me thikë një 15-vjeçar.

Sipas Policisë, akti ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta, transmeton Klankosova.tv.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda, edhe i njëjti aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 14 vjeçarit, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

lajme të ngjashme