Zelensky: Ukraina është gati për një marrëveshje paqeje me ShBA-në dhe Evropën NULL NULL 25.11.2025 18:46 25.11.2025 18:46 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se vendi i tij është gati të ecë përpara me një marrëveshje kornizë paqeje në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Zelensky theksoi se është i gatshëm të diskutojë pikat e ndjeshme të marrëveshjes së paqes me Donald Trump, por theksoi se në atë takim duhet të marrin pjesë edhe udhëheqësit evropianë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ai gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të zhvillojnë një kornizë të realizueshme për vendosjen e të ashtuquajturave “forca bindëse” në Ukrainë. Ai përfundoi duke thënë se aleatët e Kievit duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën derisa Rusia të tregojë gatishmëri për t’i dhënë fund pushtimit të saj.