Ish-deputeti Shkumbin Demaliaj i bashkohet PDK-së NULL NULL 24.11.2025 14:26 24.11.2025 14:26 Partisë Demokratike të Kosovës, nga sot i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Kështu ka bërë të ditur kryetari PDK-së, Bedri Hamza, përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se shkrirja e Iniciativa Qytetare “Demokracia” në PDK, është hap i rëndësishëm në rrugëtimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. “Partisë Demokratike të Kosovës, sot zyrtarisht i është bashkuar Iniciativa Qytetare “Demokracia”, e udhëhequr nga ish-deputeti Shkumbin Demaliaj. Shkrirja e saj në PDK është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe angazhimin qytetar. Vazhdojmë përpara me përkushtim dhe bashkëpunim për një Kosovë më të mirë!”, thuhet në postimin e Hamzës.