Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Së shpejti një risi”, a po vjen kënga e re nga Ferki Shala dhe “Fisnikët”?

NULL NULL
21.11.2025 15:38

Këngëtari mitrovicas Ferki Shala ka ngjallur kureshtje tek publiku me një fotografi të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku shihet së bashku me Agim Gërgurin, frontmenin e grupit të njohur rock “Fisnikët”.

Me këtë postim, Shala ka paralajmëruar se diçka e re po vjen së shpejti, por pa dhënë detaje të tjera, raporton Klankosova.tv.

Kjo ka bërë që fansat të hamendësojnë nëse dy artistët e njohur të skenës vendore janë duke përgatitur një këngë të re.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë surprize po përgatisin.

lajme të ngjashme