U fishkëllua nga tifozët në “Fadil Vokrri”, Xhaka: Kjo ishte gjëja e fundit që kam pritur NULL NULL 18.11.2025 23:16 18.11.2025 23:16 Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka folur pas ndeshjes me Kosovën, e cila përfundoi 1:1 në “Fadil Vokrri”. Xhaka gjatë lojës u fishkëllua nga një numër i tifozëve në stadium, për çka ky u shpreh se është tejet i zhgënjyer. Ai deklaroi për gazetën zvicerane, 20 minuten se kjo ishte gjëja e fundit që kishte pritur që t’i ndodhte. “Jam definitivisht i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, posaçërisht këtu në shtëpi. Të them të drejtën, kjo më dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka transmeton Klankosova.tv. Zvicra ka arritur ta sigurojë direkt kualifikimin për në botëror që vitin e ardhshëm luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë, derisa “Dardanët” duhet të luajnë edhe në fazën e playoff-it që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm. Shorti hidhet të enjten me fillim nga ora 13:00, dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Armotion.