Norvegji e përsosur, Haaland i pandalshëm – Itali, për t’u qarë NULL NULL 16.11.2025 22:41 16.11.2025 22:41 Norvegjia ka fituar 1-4 ndaj Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës. Vendësit e nisën shumë mirë me golin e Francesco Espositos në minutën e 11-të. Mirëpo, në pjesën e dytë, Antonio Nusa, 63’, Erling Haaland, 68’ & 70’, dhe S.J. Larssen në minutat shtesë, bënë përmbysjen ndaj italianëve. Kësisoj, Norvegjia mbyll kampanjën në mënyrë të përsosur me tetë fitore nga tetë takime, teksa Italia kusuritet me pozitën e dytë që dërgon në Playoff. Në takimin tjetër të grupit I, Izraeli ka mposhtur Moldavinë, 4-1.