Digjet Qendra Shëndetësore e Vardadhës së Sukthit NULL NULL 15.11.2025 15:08 15.11.2025 15:08 Foto A2CNN Qendra Shëndetësore e Vardadhës së Sukthit raportohet se është djegur. Sipas të dhënave të A2CNN, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në banesën ngjitur me qendrën shëndetësore Zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa policia po heton shkaqet.