Fiton 90,000$ nga fotografitë e Instagramit NULL NULL 27.05.2015 15:34 27.05.2015 15:34 Artisti Richard Prince, në ekspozitën e tij të fundit, ka arritur të fitojë 90,000 dollarë nga fotografitë e njerëzve të zakonshëm në instagram. Një përdorues i instagramit fotografia e të cilit është përdorur në ekspozitë nga artisti Richard Prince, pa lejen e tij, ka thënë se nuk do t’i kërkojë atij që t’i jap paratë që i takojnë. 65 vjeçari, Prince, ka hapur një ekspozitë me 37 fotografi “screenshoot”nga rrjeti social Instagram, prej të cilave ka arritur të fitojë qindra mijëra dollarë. Kjo nuk është hera e parë që ky artist bën diçka të tillë, shkruan The Independent. Edhe vitin e kaluar ai kishte hapur një ekspozitë me fotografi të huazuara nga instagram. Herën e kaluar, galeria e tij përmbante fotografi të femrave të bukura, në poza kompromituese në të cilat kishin pozuar edhe porno aktoret. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 7 days
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 1 week