“Mallra të kamufluara”, kapen 570 palë patika që dyshohet se ishin false (VIDEO) NULL NULL 07.11.2025 13:39 07.11.2025 13:39 Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi prej 570 palë këpucësh sportive që bartnin shenjat dalluese të markës tregtare “Adidas”, të dyshuara si falsifikime. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të kryer nga oficerët doganorë, është vërejtur se mallrat ishin të kamufluara në mënyrë që të shmangnin identifikimin e menjëhershëm të markës, çka ngriti dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI). “Ky rast tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës në luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe në mbrojtjen e konsumatorëve dhe kompanive të ligjshme nga konkurrenca e padrejtë”, njofton Dogana, transmeton Klankosova.tv.