Hapet Libri i Ngushëllimeve për ish-kryeministrin shqiptar Nanon në Prishtinë (VIDEO) NULL NULL 03.11.2025 12:12 03.11.2025 12:12 Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka hapur sot dyert për librin e ngushëllimeve për ish-kryeministrin Fatos Nano, i ndjerë ditën e premte. Libri i ngushëllimeve është hapur nga ora 10:00, ndërsa pas një pauze të shkurtër dyert do të hapen sërish nga ora 14:00 deri në 16:00 të pasdites, raporton nga vendi i ngjarjes, gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi. Pritet pjesëmarrja e figurave të larta të shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Fatos Nano ndërroi jetë të premten dhe u varros dje në varrezat e Sharrës. /Klankosova.tv