Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rina Balaj në Big Brother VIP Kosova? (VIDEO)

NULL NULL
03.11.2025 10:43

Gazetari Agon Rexhepi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për aludimet se këngëtarja e njohur, Rina Balaj do të jetë njëra prej banoreve të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ai u shpreh se sipas disa burimeve, ajo ka kërkuar bashkëpunim me një dizajnere për një periudhë rreth tremujore, aq sa përafërsisht zgjat edhe Big Brotheri.

Megjithatë, Rexhepi u shpreh se ende nuk ka diçka të konfirmuar në lidhje me këtë gjë, përcjell Klankosova.tv.

“Çka po ndodh me Rinën, diçka shumë interesant, sepse është aluduar emri i saj në rrjet për punën e Big Brother VIP Kosova dhe sipas disa burimeve kjo ka diskutuar me një prej dizajnereve në Kosovë, për të bashkëpunuar për një kohë të gjatë rreth 2-3 mujore, aq sa zgjat Bigu, menjëherë mendja më shkoj për Big Brother”, u shpreh ai.

lajme të ngjashme