Ferizaj barazon në Suharekë, VAR-i “zhvleftëson” një penalti për Ballkanin NULL NULL 01.11.2025 14:38 01.11.2025 14:38 Haxhimusa ka barazuar shifrat në ndeshjen e xhiros së 12-të në kuadër të Superligës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Ferizajt. Vendasit e morën avantazhin me anë të Hamidit në pjesën e parë, kurse me të filluar e dyta, gjithçka u neutralizua, raporton Klankosova.tv. Gjyqtari i takimit akordoi penalti për “Xhebrailat”, pasi Serebe u pengua në zonën e rreptësisë, por pas rishikimit në sistemin VAR, vendimi u ndryshua, duke u anuluar ai paraprak. Aktualisht, elita futbollistike e Kosovës udhëhiqet nga Prishtina, e cila ka grumbulluar 25 pikë, teksa ndjekës të parë janë suharekasit, me tri sosh më pak. /Klankosova.tv