Krimi në Durrës: 25-vjeçari vrau babanë me thikë – këto janë detajet NULL NULL 28.10.2025 15:21 28.10.2025 15:21 Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të martë në Shkallnur të Durrësit. Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me thikë, babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur. “Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia, shkruan A2, transmeton Klankosova.tv. Vrasje në Durrës, dyshohet se djali ia mori jetën babait