Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

NULL NULL
27.10.2025 12:12

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu raportohet se është emëruar në postin e drejtorit të Portit të Durrësit.

Kështu raporton VNA.al bazuar në burime, derisa bën të ditur se Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Balluku

Liburn Aliu dha dorëheqje më 27 gusht të këtij viti nga posti i ministrit, vetëm një ditë pasi Dimal Basha u zgjodh Kryetar i Parlamentit.

Në një postim gjatë verës, Aliu theksoi se zgjedhja e Bashës ishte arsyeja kryesore e dorëheqjes së tij.

lajme të ngjashme