Nesër seanca për qeverinë, cili është qëndrimi i AAK-së për “Kurti 3”? (VIDEO) NULL NULL 25.10.2025 18:03 25.10.2025 18:03 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka votë nesër për Qeverinë “Kurti 3”. Kështu bëri të ditur deputetja e këtij subjekti politik, Time Kadrijaj në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova. “Aleanca nuk ka ndryshuar qëndrim, jemi konsistentë në atë që e kemi thënë vazhdimisht, se në asnjë formë nuk do të bëhemi pjesë e qeverisë Kurti. Pavarësisht nëse ai do t’i sigurojë votat për qeverinë Kurti 3, ne nuk do të pranonim të ishim pjesë e saj. Aleanca vazhdon me qëndrimin e njëjtë, nuk ka votë për qeverinë Kurti 3″, ka deklaruar Kadrijaj.