Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Balaj: Nuk po shihet se Kurti i ka numrat për formim të Qeverisë së re (VIDEO)

NULL NULL
24.10.2025 22:42

Analisti politik Labinot Balaj ka thënë se nuk duket që Lëvizja Vetëvendosje i ka votat e mjaftueshme për të shkuar përpara me formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka theksuar se kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka pritur në ndryshim të qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi një koalicioni qeverisës, pasi e kishin refuzuar kryeministrin në detyrë me tri ftesa që u kishte bërë.

“Për pasjen e numrave, siç po shihet në horizont, situata është e pashpresë. Me gjasë, Albin Kurti ka shpresuar kështu në zmbrapsjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës prej këtij rigiditeti që e ka karshi përgjigjes negative, përballë ofertës së LVV-së”, ka thënë Balaj.

I pyetur nëse mund të ketë bisedime mes LVV-së dhe LDK-së para 26 tetorit, Balaj u shpreh: “Me gjasë, kanë bërë në mënyrë më interne”. / Klankosova.tv

lajme të ngjashme