“Albin Kurti nuk i ka thënë dil e sulmo”, “E ka krijuar klimën”, përplasje mes Drenorit e Shalës (VIDEO) NULL NULL 24.10.2025 21:53 24.10.2025 21:53 Incidenti mes deputetit të LDK-së Armend Zemaj dhe një qytetari, që ndodhi sot në qendër të kryeqytetit, ishte ndër temat që u trajtua sonte në edicionin më të ri të Rubikonit. Aty pati edhe përplasje mes dy mysafirëve, Xhavit Drenorit dhe Azdren Shalës, të cilët komentonin rastin. I pari tha se është e tepër t’i mveshet çdo gjë Albin Kurtit. “Albin Kurti nuk i ka thënë qytetarit dil e sulmo”, deklaroi Drenori në Klan Kosova. “E ka krijuar klimën”, ia ktheu Shala. Ndiqni pjesë nga debati mes tyre: